Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Euroleague, CSKA-ja një hap larg Final Four, Reali fiton në Athinë

Një spanjoll nderon CSKA-në e Moskës. Skuadra ruse e çoi në 2-0 serinë e çerekfinalve pasi triumfoi edhe në derbin e dytë ndaj Khimkit në Euroleaguen e basketbollit dhe tashmë është vetëm 1 fitore larg kalimit në Final Four. Sergio Rodriguez ishte njeriu i ndeshjes për skuadrën moskovite që iu fal basketbollistit të kombëtares spanjolle për të marrë një tjetër sukses të rëndësishëm ndaj Khimkit. 26 pikë 10 asiste dhe 3 rikuperime poshtë tabelës ishin këto statistikat mbresëlënëse të Sergio Rodriguez i cili u mbështet edhe nga loja e mirë e amerikanit Wiggins autori i i 19 pikëve për skuadrën vendase. Pas një pjese të parë që u mbyll me avantazhin e 1 pike në favor të Khimkit, formacioni i trajnerit grek Itoudis i mbështetur edhe nga publiku i zjarrtë në pallatin e sportit Cska Universal Sports Hall, bëri diferencën në fraksionin e dytë të lojës duke fituar në fund me rezultatin 89-84. Khimkit në krahun tjetër nuk i mjaftuan 24 pikët e amerikanit Gill i cili në këtë sfidë koleksionoi edhe 1 asist e 5 rebound. Atë që se bëri dot Khimki e realizoi Reali i Madridit. Skuadra spanjolle triumfoi brenda në Athinë përballë Panathianaikos me rezultatin 89-82 duke barazuar në 1-1 serinë e çerekfinaleve mes tyre dhe tashmë që kjo përballje do të zhvendoset në Madrid, aty ku do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës, Reali ka mundësinë ideale për të mbyllur llogaritë me kundërshtarin dhe për tu kualifikuar në Final Four. Pas një pjese të parë jo shumë të mirë Los Blancos shpërthyen në periodën e tretë në të cilën realizuan 11 pikë më shumë për t’i dhënë drejtim kësaj sfide. Reyes me 18 dhe amerikani Carrol me 17 pikë ishin dy basketbollistët më të mirë mbi parket për Realin ndërkohë pikëshënuesi më i mirë i sfidës ishte amerikani i Panathianaikos i cili realizoi 20 pikë, të pamjaftueshme gjithsesi për t’i evituar humbjen skuadrës greke.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...