Basketboll

Euroleague, CSKA s’njeh kundërshtarë, Olympiakos dhe Olimpia fitojnë në shtesë

CSKA e Moskës vijon t’i dominojë kundërshtarët në këtë sezon të Euroleague-s së basketbollit. Skuadra moskovite, në ruandin e shtatë të ndeshjeve, mposhti me 26 pikë diferencë në Beograd Crvena Zvezdën, 59 – 85. Dominim total i ekipit të drejtuar nga greku Itoudis, që kryeson me 6 fitore dhe vetëm një humbje renditjen e përgjithshme.

U desh koha shtesë për të përcaktuar skuadrën fituese në derbin e Ballkanit mes Fenerbahces dhe Olympiakosit. 75 – 75 u mbyll koha e rregullt, por në shtesë ekipi grek u tregua më i saktë, duke fituar me 7 pikë diferencë, 83 – 90. Roberts dhe Printezis realizuan respektivisht 21 dhe 18 pikë, ndërsa statistikat më të mira i përkisnin amerikanit Nunnally të Fenerbahces, që realizoi 22 pikë, dha 4 asist dhe rikuperoi 4 topa poshtë koshit.

Fitore e madhe po në shtesë e Olimpias së Milanos ndaj Valencias në transfertë, teksa koha e rregullt u mbyll 74 – 74. I papërmbajtshëm amerikani Jerrells, që me 30 pikët e tij rezultoi vendimtar në këtë sukses të Olimpias, që gjithsesi vazhdon të mbajë vendin e fundit në renditjen e përgjithshme.

Vazhdon të vuajë Barcelona, që u mposht 84 – 81 nga Bamberg. Për skuadrën katalanase kjo ishte disfata e 5-të sezonale, ndërsa për gjermanët ishte suksesi i katërt në 5 takimet e fundit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency