Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Euroleague, Fenerbahce bën detyrën, Zalgiris “shokon” Olympiacosin

Fenerbahce vijon pa vështirësi rrugën e saj drejt mbrojtjes së titullit në Euroleaguen e basketbollit. Skuadra turke e nisi në mënyrën më të mirë edhe fazën play off, pasi fitoi çerekfinalen e parë ndaj baskëve të Baskonias me rezultatin 82-73. Në Ulker Sports Arena formacioni nga Stambolli mbylli çdo llogari me miqtë nga Spanja që në pjesën e parë në fund të së cilës kryesonte me 17 pikë epërsi. Për të marrë avantazhin e serisë 1-0 me ndeshje, Fenerbahce iu fal lojës së mirë të amerikanit Wanamaker dhe çekut Jiry Vesely. I pari realizoi 16 pikë në këtë sukses të skuadrës turke ndërkohë që Vesely shtoi 13 pikë 2 asiste dhe 8 rebound. Surprizën e madhe të mbrëmjes e dhuroi skuadra lituaneze e Zalgiris Kaunas që mposhti pas kohës shtesë brenda në Athinë, nënkampionët e Europës, Olympiacosin. Vasilis Spanoulis zhvilloi një ndeshje vërtet fantastike pasi koleksionoi në total 25 pikë 9 asiste dhe 2 rikuperime por as paraqitja pozitive e këtij të fundit nuk i mjaftoi skuadrës greke që u thye me rezultatin 87-78. Amerikani Davis dhe kanadezi Pangos ishin dy basketbollistët më të mirë mbi parket për Zalgiris pasi të dy sëbashku realizuan plot 41 pikë. Një fitore e madhe kjo për skuadrën lituaneze që tashmë kryeson 1-0 serinë ndaj Olympiacos dhe është vetëm 2 fitore larg historisë, kualifikimit në Final Four.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...