Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Euroleague, Fenerbahce bën ligjin në Moskë, fitojnë Olympiacos e Barcelona

Një fitore që lë shenjë. Fenerbahce Ulker ruajti statusin e kampiones në fuqi pasi bëri ligjin në kryeqytetin e Rusisë, Moskë duke mposhtur pas kohës shtesë CSKA-në, skuadrën që kryeson renditjen në ruandin e 16-të më të mirave të Euroleagues së basketbollit. 95-93 pas kohës shtesë në favor të skuadrës turke ishte rezultati i sfidës me ekipin nga Stambolli që regjistroi fitoren e 5-t në këtë edicion duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit. Për CSKA-në e Moskës kjo ishte humbja e dytë në 8 takime. Lojtari më i mirë mbi parket për Fenerbahcen ishte padiskutim çeku Jiry Vesely i cili zhvilloi një paraqitje fantastike teksa koleksionoi në total 31 pikë 5 rebound dhe 1 asist. Në krahun tjetër dy yjet e skuadrës ruse, spanjolli Sergio Rodriguez dhe francezi Nando De Colo realizuan respektivisht 20 dhe 18 pikë të pamjftueshme gjithsesi për të evituar humbjen. Arritën fitoren e 6-t në këtë edicion të Euroleagues nënkampionët e Europës, grekët e Olympiacos të cilët në Athinë “dërrmuan” serbët e Crvena Zvezdës me rezultatin e thellë 85-59. Fitorja e dytë radhazi për Olimpian e Milanos që në shtëpi mposhti gjermanët e Bamberg me rezultatin 71-62. 14 pikët e Oriolas dhe 13 të tjera të francezit Moerman ndihmuan Barcelonën të rikthehej te suksesi në Euroleague dhe t’i shkaktonte humbjen e 4-t rresht Valencias pasi në “Palau Blaugrana”, katalanasit triumfuan me shifrat e thella 89-71.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...