Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Euroleague, ligjin e bëjnë vendaset, “turpërohet” Olympiacos

Në Euroleaguen e basketbollit diferencën e bën faktori fushë. Edhe raundi i 19-të i ndeshjeve në grupin e 16-të më të mirave nisi me 4 fitore vendase. Pësoi humbjen e 6-të sezonale Olympiacos. Nënkampionët e Europës u mposhtën në Rusi nga një super Khimky me skuadrën moskovite që e dominoi takimin duke triumfuar lehtësisht në fund me rezultatin e thellë 82-54. Më i miri për vendasit ishte rusi Shved autori i 19 pikëve ndërsa e ndihmoi Khimky edhe 7 asiste dhe 3 rikuperime. 39 pikë realizuan të dysëbashku gjermanin Pleiss dhe gjeorgjiani Thomas por pavarsisht kësaj, Valencia pësoi një tjetër humbje të 13-ën në këtë edicion të Euroleague pasi u mposht në Lituani nga Zalgiris Kaunas me rezultatin 86-82 për meritë edhe të francezit Toupane që realizoi 18 pikë për vendasit.  Falë edhe 22 pikëve të realizuara nga amerikani Jackson Maccabi Tel Aviv mundi shumë thjeshtë Crvena Zvezdën me rezultatin 89-75 duke regjistruar fitoren e 10-të në 19 takime. Pas 2 humbjeve radhazi buzëqeshi edhe Barcelona që në Palau Blaugrana kaloi me shifrat 81-66 gjermanët e Bambergut. Amerikani Sanders dhe francezi Heurtel ishin dy basketbollistët që shkëlqyen te Barcelona. Kjo ishte fitorja e 7-të për skuadrën spanjolle që me këtë sukses mban gjallë shpresat për të tentuar kualifikimin në çerekfinale.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...