Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Euroleague, Obradovic largohet si triumfues nga Athina, Baskonia shtang CSKA-në

Nuk munguan emocionet dhe surprizat në ndeshjet e rradhës në Euroleague. Supersfida e mbrëmjes ishte ajo midis Panathinaikos dhe Fenerbahce, me trajnerin e turqve, Zeljko Obradovic që u rikthye në Athinë, aty ku ka fituar më shumë në karrierën e tij. Takimi u mbyll 81-69 në favor të Fenerbahce, me Nikola Kalinic që udhëhoqi të tijët me 18 pikë të realizuara. Tek klubi grek, më i miri ishte Nick Calathes, i cili shënoi 15 pikë dhe dhuroi 7 assist. Kjo ishte fitorja e 10 për ekipin e Obradovic në 11 ndeshje, dhe aktualisht gjendet në vendin e parë të renditjes së Euroleague.

Surpriza ndodhi në Spanjë, aty ku Baskonia mundi CSKA-në e Moskës 76-73.  Vendasit zhvilluan një lojë të shkëlqyer në mbrojtje, ndërkohë që lojtari më i mirë për ta në këtë sfidë ishte Vincent Poirier me 18 pikë dhe 8 topa në tabelë. Tek rusët, nuk ishin të mjaftueshme 20 pikët e Alec Peters, me të gjithë skuadrën e cila zhvilloi një prej ndeshjeve më të dobëta këtë sezon.

Sukses i vështirë për Realin e Madridit në fushën e Anadolu Efes, ku ndeshja u mbyll me rezultatin 82-84. Ky ishte suksesi i 9 për kampionët në fuqi, që renditen në vendin e dytë. Ylli i tyre për këtë ndeshje ishte Gustavo Ayon, i cili shënoi 20 pikë dhe morri 11 rebound, ndërkohë tek turqit shkëlqeu Adrien Moerman me 19 pikë dhe 10 topa në tabelë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...