Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Euroleague, Olympiakos merr kreun, Crvena Zvezda në krizë të thellë

Në Euroleague-n e basketbollit u zhvilluan 5 nga 8 ndeshje gjithsej të raundit të 9-të, ku spikat fitorja e Olympiakosit në parketin e Olimpias së Milanos, 85 – 86, rezultat që e ngjit skuadrën greke në krye të klasifikimit. Në “Mediolanum Forum”ishte gjithçka në ekulibër deri në minutën e fundit, por 47 sekonda para rënies së sirenës për përfundimin e takimit amerikani McLean u tregua i saktë, duke realizuar tri gjuatje të lira, për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij me vetëm një pikë diferencë.

Vijon ngjitjen në klasifikim Baskonia, që iu imponua 81 – 85 Crvena Zvezdas në Beograd. Një humbje e papritur kjo për skuadrën vendasve, të cilës nuk i mjaftoi francezi Lessort, i cili e mbylli takimin me 19 pikë, 1 asit dhe 4 rikuperime. Edhe pas këtij suksesi, që ishte i treti radhazi, ekipi spanjoll mbetet jashtë zonës play off.

Në “Palau Blaugrana” Barcelona e pati të lehtë ndaj Maccabit të Tel Avivit, që u dorëzua pa kushte 89 – 67. Koponen dhe Sanders, respektivisht me 20 dhe 18, pikë udhëhoqën skuadrën vendase drejt fitores së katërt sezonale.

Tri gjuajtje të sakta në sekondat e fundit i mjaftuan edhe skuadrës gjermane Bamberg për të fituar me vetëm një pikë diferencë 83 – 82 ndaj Valencias. Spanjollët nuk i kishin bërë mirë llogaritë me amerikanin Hickman, që e mbylli ndeshjen me 26 pikë, 4 asist dhe 1 rikuperim.

Ndërkohë Zalgiris Kaunas fitoi 91 – 83 me Anadolu Efes, me skuadrën turke që po zhvillon një sezon të dobët, çka reflektohet me vendin e parafundit në rënditjen e përgjithshme.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...