Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Euroleague, Olympiacosi i bën nder Barcelonës, fiton Khimki

Skuadra e Olympiacos, që tashmë e ka siguruar zonën play off në Euroligën e basketbollit, zhvilloi një ndeshje të dobët ndaj Barcelonës në “Peace and Friendship Stadium” të Pireut, duke u mundur 63 – 90. Gjithsesi, pavarësisht këtij suksesi, katalanët kanë shanse minimale për t’u renditur në play off.

Fitore që jep siguri ajo e Khimkit ndaj Maccabit të Tel Avivit, 91 – 94. Amerikani Jackson ishte më i miri mbi parket me 25 pikë, por nuk i mjaftoi skuadrës izraelite për të shmangur humbjen.

Baskonia triumfoi me 20 pikë diferencë me Zalgiris Kaunas, 84 – 79, për t’u ngjitur në vendin e 8-të, i fundit i zonës play off. Vendimtar me lojën e tij uruguajani Granger, që e mbylli takimin me 20 pikë.

Bamberg bëri detyrën përballë skuadrës më të dobët të këtij sezoni, Anadolu Efes, të cilën e mposhti 88 – 79, megjithatë skuadrës gjermane ndoshta nuk do t’i mjaftojnë fitoret e mundshme në ndeshjet mbetura të sezonit të rregullt për të hyrë në play off.

Sfidë spektakolare në Beograd mes Crvena Zvezdas dhe Valencias, që u mbyll 106 – 90. Spikati në këtë përballje basketbollisti nga Republika Domenikane, Feldeine, që shënoi plot 30 pikë për ekipin serb.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...