Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Euroleague, Olympiakosi “gjunjëzon” CSKA-në, fiton edhe Khimki

Rivalitet i fortë mes Olympiakosit dhe CKSA-së së Moskës për kreun e Euroleague-s së basketbollit. Në sfidën direkte në raundin e 13-të skuadra greke triumfoi 88 – 86 në “Peace and Friendship Stadium” në Pire, për të koleksionuar suksesin e 10-të sezonal, aq sa kanë edhe moskovitët, të cilët qëndrojnë në krye falë pikaverazhit më të mirë. Amerikani McLean me 25 pikë dhe plot 12 topa të kontrolluar poshtë koshit ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, ndërsa në radhët e CSKA-së spikatën Rodriguez dhe De Colo, respektivisht me 23 dhe 18 pikë.

Vazhdon forma e dobët e Barcelonës, që u dorëzua 83 – 90 përballë Unicajas në derbin spanjoll. Falë lojës së mirë të Nedovic, që e mbylli takimin me 26 pikë, miqtë e bënë diferencën në periodën e tretë. Për Unicajan kjo ishte fitorja e dytë radhazi, që rrit shpresat për një vend në zonën play off.

Olimpia e Milanos prish më në fund serinë e humbjeve radhazi në sfidën me Baskonian, së cilës iu imponua në “Mediolanum Forum” me rezultatin 92 – 85. Diferencën në këtë sukses të skuadrës italiane e bënë lojtarët e stolit, pasi statistikat më të mira për të i kishte Jerrells me vetëm 15 pikë. Baskonias nuk i mjaftuan 34 pikët në total të dyshes Shebgelia-Beaubois.

Dominim total i Khimkit ndaj Anadolu Efes, me talentin Shved që shënopi 25 pikë për fitoren 86 – 68 të skuadrës moskovite. Amerikani Gill shtoi edhe 16 pikë të tjera për Khimkin, ndërsa për turqit më i miri mbi parket rezultoi McCaollum me 20 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...