Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Euroleague, Olympiakosi zhyt në krizë Realin e Madridit

Në Euroleague-n e basketbollit u zhvilluan 3 sfidat e fundit të raundit të 8-të të ndeshjeve në sezonin e rregullt, ke veçohet përballja mes Olympiakosit dhe Realit të Madridit, që u vendos vetëm pas kohës shtesë. Në “Peace and Friendship Stadium” të Pireut koha e rregullt u mbyll në barazim 72-72, por atëherë kur kërkohej më shumë qetësi Printezis më shokë bënë diferencën, duke triumfuar me 9 pikë më shumë, 92 – 83. Doncic, që rezultoi më i miri mbi parket me 33 pikë nuk u mbështet sa duhet nga shokët e skuadrës, me spanjollët që rrëshkasin në vendin e tetë, duke rrezikuar madje edhe zonën play – off.

Në “Palau Blaugrana” Barcelona s’mund të bënte asgjë përballë Fenerbahces, që triumfoi 68 – 83. Katalanasit vazhdojnë të tregojnë formë të dobët në këtë sezon, me 4 fitore dhe 7 humbje. Nga ana tjetër skuadra turke konsolidohet në pozicionet e para të renditjes, ku vetëm CSKA e Moskës dhe Olympiakos kanë statistika më të mira.

Tjetër paraqitje pozitive për Crvena Zvezdan, që e nisi shumë keq sezonin. Ekipi serb triumfoi 100 – 81 ndaj Anadolu Efes në Beograd, ku shkëlqeu me 29 pikë basketbollisti nga Republika Domenikane, Feldeine. Gjithsesi, Zvezdas i duhen edhe disa fitore të tjera radhazi për t’u ngjitur në zonën play off.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...