Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

EuroLeague/ Përsëritet finalja e sezonit të kaluar, Fenerbahce mposht Realin

Supersfida e së premtes në Euroleague ishte ajo midis Fenerbahce dhe Real Madrid, që ishte gjithashtu finalja e sezonit të kaluar. Ndeshja u mbyll me fitoren e turqve 65-63, me Luigi Datomen i cili shënoi një kosh vendimtar në sekondat e fundit, duke marrë gjithashtu dhe një faull.

Ishte pikërisht italiani lojtari më i mirë i ndeshjes për ekipin e Obradovic, me 17 pikë të shënuara dhe 7 topa në tabelë. Nga ana tjetër, për spanjollët pikë-shënuesi më i mirë ishte Rudy Fernandez me 12 të realizuara.

Surpriza ndodhi në Greqi, aty ku Panathinaikos mundi 96-84 CSKA-në e Moskës. Nën drejtimin e trajnerit të ri Rick Pittino, vendasit shkëlqyen në sulm, madje duke zhvilluar një periodë të dytë të shkëlqyer, me 36 pikë të shënuara. Nick Calathes me 14 pikë dhe 10 assist shkëlqeu për Panathinaikos, ndërkohë që tek rusët nuk mjaftuan 24 pikët dhe 10 reboundet e Will Clyburn.

Fitore e vuajtur, por me shumë vlerë e Bayernit të Mynihut kundër Buducnost Voli. Pasi e gjetën veten në disavantazh në përfundimin e pjesës së parë, në të dytën bavarezët përmbysën gjithçka, me takimin i cili u mbyll 93-88 në favor të tyre. Tek malazezët, Norris Cole dhuroi një paraqitje fantastike me 27 pikë të shënuara, ndërsa tek Bayern ishte Derrick Williams ai i cili udhëhoqi të tijët me 21 pikë.

Disfatë për Zalgiris, që u mund 73-66 në fushën e Gran Canarias. Një ndeshje zhgënjyese për ekipin e Jasikevicius, që aktualisht renditet në vendin e 8 të Euroleague. Më i miri për lituanezët në këtë sfidë ishte Brandon Davies me 11 pikë dhe 9 topa në tabelë, ndërkohë tek spanjollët shkëlqeu Xavier Rabaseda me 15 pikë dhe 8 rebound.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...