Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Euroleague, Reali dominon Anadolu Efes, Panathinaikosi kalon në shtesë Zalgiris

Reali i Madridit konsolidon vendin e katërt në Euroligën e basketbollit, pasi mposhti 87 – 68 në “WiZink Center” të kryeqytetit spanjoll Anadolu Efes në raundin e 20-të të sezonit të rregullt. Madrilenët nuk e vunë në asnjë moment në diskutim suksesin, duke e lejuar kundërshtarin të merrte avantazhin vetëm në minutat e para. Iniciativa e Dragic të Anadolu Efes, që realizoi në total 18 pikë ishte e pamjaftueshme, pasi dominoi loja në bllok e Realit. Talenti Luka Doncic u mjaftua me 17 pikë, 5 asist dhe 6 rikuperime, ndërsa Tavarez shtoi edhe 14 pikë të tjerë për Realin.

Zalgiris Kaunas rezultoi një kockë e fortë për Panathinaikosin në sfidën e luajtur në Athinë, por vendasit arritën të fitonin në kohën shtesë 94 – 93. Në periodën e parë avantazhi prej 12 pikësh i skuadrës greke tha përshtypjen e një fitoreje të lehtë për vendasit, por lituanezët u kthyen shpejt në lojë për ta mbajtur rezultatin në ekuilibër të plotë deri në përfundim të kohës së rregullt, që u mbyll 83 – 83. Në shtesë Panathinaikosi arriti të shënonte një pikë më shumë. Zalgiris kishte dy lojtarët me statistikat më të mira të ndeshjes, Kavaliauskas dhe White, që shënuan respektivisht 21 dhe 17 pikë, por diferencën e bënë lojtarët e stolit të Panathinaikosit dhe publiku i zjarrtë vendas.

Në derbin spanjoll Unicaja u dorëzua me vetëm 2 pikë diferencë ndaj Baskonias, 83 – 85. Përpjekjet e Nedovic, që shënoi 19 pikë, nuk patën efektin e pritshëm, pasi basketbollistët e Baskonias kishin një shpërndarje më të gjerë të pikëve të shënuara, duke siguruar fitoren e 9-të sezonale, që mban hapur mundësinë për t’u renditur në zonën play off.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...