Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Euroleague, Reali pëson humbjen e parë, “zgjohen” Baskonia e Bamberg

Reali i Madridit pësoi humbjen e parë sezonale në Euroligën e Basketbollit dhe kjo i ndodhi përballë Khimkit të Moskës brenda në “WiZink Center”. 80 – 86 përfundoi kjo përballje që pa si protagonist rusin Shved me 20 pikë, 5 asit dhe 3 rikuperime. Një natë për t’u harruar për talentin Doncic të Realit të Madridit, i cili mundi të shënonte vetëm 12 pikë.

Maccabi i Tel Avivit ktheu te humbja Olimpian e Milanos me rezultatin 79 – 68. Skuadra izraelite mori kryesimin që në perdiodën e parë, duke krijuar një distancë sigurie prej 18 pikësh në fund të periodës së tretë, ndërsa ndeshja u mbyll me 11 pikë diferencë. Për Olimpian kjo ishte humbja e katërt në 5 ndeshje, ndërsa Maccabi siguroi fitoren e tretë sezonale pas 2 humbjeve radhazi.

 

Në “Fernando Buesa Arena” Baskonia vendase mundi të mposhtte me vetëm një pikë diferencë 85-84 Panathinaikosin, duke e bërë të pavlefshme paraqitjen e Pappas, që rezultoi më i miri me 22 pikë. Dy gjuajtje të lirA të saktë paka para se të binte gongu i siguruan suksesin e parë sezonal skuadrës spanjolle.

Fenerbahce e udhëhequr nga italiani Datome, kaloi pa vështirësi 77 – 66 Valencian, që tregoi një nivel të dobët në “Ulker Sports Arena” të Stambollit, aq sa më i miri për miqtë nga Spanja ishte San Emeterio me vetëm 11 pikë.

Në Beograd Crvena Zvezda pësoi një humbje të papritur nga Bamberg 69 – 75. Para publikut të zjarrtë vendas spikati Rochestie me 22 pikë, por loja në grup e basketbollistëve të Bamberg rezultoi me efikase, për të marrë fitoren e parë sezonale.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...