Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Euroleague, surprizon Bayern Munich, nuk zhgënjen Panathinaikos!

Bayern  Munich shkakton surprizë në Euroleague, duke mposhtur 88-84 në shtëpi Zalgiris Kaunas. Vendasit zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, të udhëhequr nga një super Derrick Williams, i cili realizoi 27 pikë dhe morri 7 topa në tabelë. Tek lituanezët, nuk mjaftuan 21 pikët e Brandon Davis dhe 19 të Leo Westermann, për të marrë fitoren në Bavari. Pas këtij rezultati, ekipi i Jasikevicius renditet në vendin e 10 të Euroleague, ndërkohë që Bayern ngjitet në të tetin.
Sukses edhe për Panathinaikos që mundi 75-67 Darussafaka Dogus në Athinë. Grekët ishin të shkëlqyer në mbrojtje, ndërkohë që në sulm u udhëhoqën nga Konstantinos Mitroglou, që shënoi 20 pikë, dhe Nick Calathes, i cili realizoi 10 pikë dhe dha 13 asist për shokët e skuadrës. Më të mirët tek turqit ishin padyshim Douglas Toney me 15 pikë, si dhe Michael Eric me 10 pikë dhe 10 rebound.

Gran Canaria mori fitoren e 5 të këtij sezoni në Euroleague, pasi fitoi 95-85 kundër Buducnost Voli. Pesë basketbollistë të spanjollëve e mbyllën sfidën me mbi 10 pikë të realizuara, ku ai që shkëkqleu ishte Marcus Eriksson me 15 pikë. Ndërkohë, tek malazezët nuk mjaftoi paraqitja e mirë nga Edwin Jackson, i cili shënoi gjithashtu 15 pikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...