Basketboll

Euroleague, Zalgiris befason Olympiacosin, Baskonia reziston ndaj Fenerbahces

Mbrojtje e qëndrueshme, qarkullim i mirë i topit, aftësi për të reaguar dhe intensitet. Zalgiris Kaunas është vetëm një hap larg kualifikimin në “Final Four” në Euroligën e Basketbollit, pasi mposhti në takimin e tretë të serisë Olympiacosin me rezultatin 80-60 dhe tashmë ka shansin “të mbyllë hesapet” me nënkampionët e Euoropës në takimin e katërt të serisë, që do të zhvillohet në “Zalgiris Arena”. Lituanezët u shfaqën të papërmbajtshëm në periodën e dytë me një rezultat të pjesshshëm 26-17, duke krijuar një avantazh prej 17 pikësh. Olympiacosi tentoi përmbysjen e në periodën e tretë, por vendasit falë lojës efikase të Jankunas dhe Toupane, që realizuan respektivisht 12 dhe 10 pikë, ruajtën epërsinë, duke mos lëshuar madje terren as në periodën e fundit, për ta mbyllur takimin me 20 pikë diferencë. Më i miri mbi parket rezultoi amerikani Davies, që shënoi 18 pikë për Zalgirisin, ndërsa Spanoulis nuk shkoi më shumë se 14 pikë për grekët.

Qëndron në garë për t’u kualifikuar në “Final Four” Baskonia, që mundi t’i imponohej 88 – 83 skuadrës kampione në fuqi, Fenerbahces. Tashmë rezultati i Serisë është ngushuar në 2-1, me takimin e katërt që do të luhet po në “Fernando Buesa Arena”. Një ndeshje e ekulibruar deri në fillim të periodës së katërt, kur vendasit, të udhëhequr nga francezi Beaubois, i cili rezultoi më i miri i takimit me 21 pikë, krijuan një avantazh prej 16 pikësh. Nuk kishte më kokë për Fenerbahcen për rikuperuar hendekun e krijuar, pasi Baskonia fitoi në fund me 5 pikë diferencë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency