Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Europa “flet shqip” të enjten, Supersport sjell ekskluzivisht 5 përballjet e skuadrave shqiptare

Me kampionatin e ngërthyer në diskutimet jashtë fushe, futbolli për skuadrat shqiptare nis nën tisin e Europa League, pasi këtë të enjte do të zhvillohen sfidat e turit të dytë kualifikues, në të cilin për herë të parë në histori do të konkurrojnë plot 6 skuadra shqiptare.

Teuta, Kukësi e Laçi nga Kategoria Superiore, dy klubet shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Renova e Shkëndija e Tetovës dhe kampionia e Kosovës, Drita do të zbresin në fushë duke filluar që pasditen e të enjtes, teksa shorti u ka rezervuar kundërshtarë të mëdhenj përballë.

Kështu Teuta është gati të “çaktivizojë” Granadën. Përtej batutës, klubit durrsak do t’i duhet të ndeshjet me një kundërshtar mjaft të fortë, që fundjavën që lamë pas triumfoi 0-2 ndaj Athletic Bilbaos në ‘San Mames”, ka në përbërje futbollistë që kushtojnë miliona euro e që luajnë çdo fundjavë në një kampionat me Messin e emra të tjerë të mëdhenj të futbollit botëror.

Megjithatë te Teuta e kanë pranuar fatin e tyre dhe nuk kanë ndërmend të bëjnë aspak viktimën, por janë gati të sakrifikojnë për 90 minuta, pasi luhet vetëm me një ndeshje teke dhe gjithçka mund të ndodhë ndaj durrsakët janë gati të luajnë shanset e tyre të enjten në orën 16:00 në “Niko Dovana”, ndërsa të gjithë shqiptarët mund ta ndjekin këtë ndeshje nga ekrani i Supersport.

Emër të madh ka rezervuar shorti edhe për Kukësin e Skënder Gegës, që të enjten në mbrëmje do të presë në stadiumin “Air Albania” klubin e Bundesligës gjermane, Wolfsburg. Natyrisht që këta të fundit nuk janë më ajo skuadra e frikshme e drejtuar nga Felix Magath, por vijnë nga një tjetër nivel dhe mbeten favoritë të padiskutuar në letër.

Megjithatë edhe te Kukësi e kanë të qartë se në futboll surprizat nuk mungojnë asnjë herë dhe janë gati të bëjnë një 90-minutësh perfekt, me shpresën që do të kenë në favorin e tyre edhe fatin, ndërsa edhe kjo përballje do të vijë ekskluzivisht në ekranin e Supersport.

Disi më miqësor u tregua shorti me skuadrën e Laçit, që do të përballet me izraelitët e Hapoel Beer Sheva, një kundërshtar që gjithsesi eliminoi kurbinasit një vit më parë, por Armando Cungu është një mjeshtër i përgatitjes së përballjeve të tilla dhe bardhezinjtë janë gati të provojnë “hakmarrjen” dhe kalimin për në raundin e tretë.

Nuk do të mungojnë në ekranin e SuperSport as përballjet e skuadrave shqiptare në Maqedoninë e Veriut, me Shkëndijën e Tetovës që do të provojë kalimin e një tjetër turi eliminator, nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka.

Kuqezinjtë nga Tetova do të përballen në transfertë me rumunët e Botosanit, me misionin për t’u kualifikuar në turin e tretë eliminator dhe nëse ia dalin, do të kenë mundësinë të përballen me gjigantët anglezë të Tottenham.

Edhe Renova e Xhepçishtit, një lokalitet shqiptar pranë Tetovës, ia doli të kualifikohet për në turin e dytë, ku të enjten në orën 15:30 do të përballet me kroatët e Hajdukut të Splitit, në një ndeshje që do të hapë maratonën e një “dite shqiptare në Europë” dhe me ekranin e televizorit, të destinuar për t’u mbajtur vetëm në kanalet SuperSport.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...