Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Europa League/ Alarm te Skënderbeu, dëmtohet mbrojtësi Radas

Europa League/ Alarm te Skënderbeu, dëmtohet Radas

Skënderbeu do të zbresë në fushë të enjten në ‘Elbasan Arena’, ku do të përballet me kryesuesit e kampionatit zvicerian, Young Boys, në takimin e vlefshëm për fazën e grupeve të Europa League. Disa orë para sfidës, nga kampi korçar vijnë lajme aspak të mira, pasi mbrojtësi kroat Marko Radas është dëmtuar në stërvitje dhe rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në ndeshjen e të enjtes.

Situata duket alarmante për trajnerin Ilir Daja, pasi të dëmtuar janë edhe dy qendërmbrojtësit e tjerë, Tefik Osmani dhe Bajram Jashanica. Në rast se mungesa e Radas do të konfirmohet, atëherë Skënderbeu do të ketë vetëm dy qendërmbrojtës në dispozicion, Fidan Aliti dhe i riu Bruno Lulaj, që duhet pranuar se nuk ka eksperiencën e duhur për të luajtur në nivele të tilla. 34 vjeçari Radas luan që prej vitit 2011 te Skënderbeu dhe është një nga pikat më të forta të ekipit korçar.

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Young Boys do të luhet të enjten në orën 21:05 dhe do të transmetohet live në Supersport 2.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...