Janë mbyllur pjesa kryesore e ndeshjeve të dyta të raundit të 1/16-ave të Europa League. Tashmë janë përcaktuar skuadrat që do të kalojnë në raundin e 1/8-ave, ku pas Sevillës, Portos, Atalantës dhe Leipzig, tashmë janë kualifikuar Real Betis, Barcelona, Rangers dhe Braga.
Real Betis fitoi takimin e parë ndaj ekipit të Zenit me rezultatin 3-2, teksa ndeshja e mbrëmjes së sotme u mbull me barazimin pa gola, me rusët që iu hoq në gol nga VAR në minutën e 90+1.
Barcelona ka triumfuar ndaj Napolit me rezultatin 5-3 në dy ndeshje. Takimi i parë mes tyre përfundoi me barazimin 1-1, teksa përfundimi i kësaj mbrëmje u mbyll me rezultatin 4-2 për spanjollët. Golat e kësaj sfide për italianët i realizuan Insigne në minutën e 23’ dhe Politano në minutën e 87’, teksa për Barçën realizuan Alba në minutën e 8’, De Jong në minutën e 13’, Pique në minutën e 45’ dhe Aubameyang në minutën e 59’.
Rangers janë bërë ekipi i shtatë që ka siguruar raundin tjetër të Europa League, pas fitores me rezultatin 6-4 në dy takime ndaj Borussia Dortmund. Përballja e parë mes tyre u mbyll me trumfin e Rangers 4-2, teksa ndeshja e kësaj të enjtjeje u mbyll me barazimin 2-2.
Golat për vendasit në këtë barazim i realizoi Tavernier në minutën e 22’ dhe të 57’, teksa për gjermanët shënuan Bellingham në minutën e 31’ dhe Malen në minutën e 42’.
Mori fund aventura europiane edhe për Sheriff Tiraspolin e Regi Lushkjas, me mesfushorin që u transferua në shkurt te moldavët, por nuk u grumbullua për asnjë nga ndeshjet ndaj Bragës.
Portugezët u mposhtën 2-0 një javë më parë në Tiraspol dhe fituan me të njëjtin rezultat mbrëmjen e sotme, duke çuar ndeshjen në shtese, por kualifikimi i vendos vetëm pas goditjes së penalltive, me Bragën që fitoi 3-2 dhe avancoi më tej.
Skuadrat e kualifikuara për raundin e 1/8-ave të Europa League:
Sevilla
Porto
Atalanta
RB Leipzig
Barcelona
Real Betis
Ranges
Braga
