Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Skënderbeu/ Daja optimist, zbulon një pjesë të formacionit

Skënderbeu do të impenjohet sonte në provën e dytë të Europa League, me shpresën se në ‘Elbasan Arena’, këtë radhë do të marrë fitore, për të harruar disfatën në Ukrainë, në premierë. Trajneri Ilir Daja zbuloi pjesën sulmuese të formacionit, duke treguar se do të luajë Gavazaj, Sowe dhe Sahiti, ndërsa i gatshëm do të jetë edhe mbrojtësi kosovar Jashanica. Ky i fundit pritet të zbresë në fushë nga fillimi, në krah të Fidan Alitit, pasi kroati Marko Radas nuk besohet se do t’ia dalë të luajë.

“Young Boys është një ekip që ndryshon modulin e lojës, në ndeshje e sipër, është një ekip shumë agresiv dhe ka ekuilibër e aftësi në dyluftimet një kundër një. Gjithsesi, natyrshëm që edhe ky ekip ka anët e veta jo të forta, pasi nuk mund t’i cilësoj të dobta. Në Europa League kemi katër fitore, tre barazime dhe dy humbje, duke u nisur edhe nga kundërshtarët e fortë që kemi pasur përballë dhe besoj që jemi përballur me to frontalisht, pra nuk kemi ndenjur në mbrojtje. Rezultatin pozitiv duhet ta kërkojmë edhe nëpërmjet një loje të mirë, që do të thotë, në kompleks duhet të shfaqemi mirë, nëse do të pretendojmë që të shkojmë edhe më përpara” u shpreh tekniku i korçarëve, në konferencën për shtyp.

Skënderbeu do të presë zvicerianët e Young Boys, sonte në mbrëmje, në stadiumin ‘Elbasan Arena’, i cili është pajisur së fundmi edhe me kamerat specifike të sistemit ‘Goal Line Tecnology’, që tregon nëse topi e ka kaluar vijën fatale apo jo. Ndeshja midis dy ekipeve do të startojë në orën 21:05 dhe do të transmetohet në Supersport 2.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...