Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Europa League/ Fitojnë pretendentët, Sociedad ‘ngrin’ në Rusi

Mbrëmjen e sotme janë zhvilluar ndeshjet e dyta në grupet e Europa League, ku kanë fituar të gjithë ekipet pretendentë, për t’i shkuar deri në fund kompeticionit. Për t’u shënuar edhe barazimi i Skënderbeut në ‘Elbasan Arena’, 1-1 ndaj zviceranëve të Young Boys, pas një ndeshjeje vërtetë të interpretuar mirë, nga skuadra korçare.

Milan mori fitoren e dytë në po kaq ndeshje, në grupin D të Europa League, por përballja ndaj Rijekës rezultoi më e komplikuar se parashikimi. Silva dhe Muzakio i dhanë kuqezinjve një avantazh komod në stadiumin ‘San Siro’, por pikërisht kur 90 minutëshi mendohej praktikisht i mbyllur, kroatët barazuan me Akosti dhe penalltinë e vonë të Elezit. U desh më pas një rrjetë e Kutrones në minutën e 4 shtesë, që skuadra e Montelës të kalonte dalmatët.

Arsenali e ktheu në shëtitje transfertën bjelloruse në stadiumin e Bate Borisov, duke dalë me 3 pikë nga sfida që u mbyll 2-4 për londinezët. Pas më pak se gjysmë ore lojë skuadra angleze e pa veten në avantazh të trefishtë me dy golat e Uolkot dhe një të Holding. Më pas ishte penalltia e Zhirud që rëndoi skuadrën vendase.

Lacio e drejtuar nga Simone Inzagi shkëlqeu edhe në Europa League me suksesin e dytë në po kaq ndeshje. Ndaj Zulte Waregem shënuan Caisedo dhe Immobile, në një 90 minutësh me porta të mbyllura për tifozët, për shkak të koreve raciste të romanëve. Spikatën në sfidat e tjera fitorja e Zenitit 3-1 me Real Sociedad, ndërsa Partizani i Beogradit humbi 2-3 në shtëpi me Dinamon e Kievit. Athletic Bilbao u befasua në shtëpi nga ukrainasit e Zorya, të cilët triumfuan me rezultatin 0-1, ndërsa humbje pësuan edhe gjermanët e Koln, përballë Crvena Zvezdas, ndërsa mposhti 1-0 Hertha Berlin.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...