Europa League

Europa League/ Fitore minimale, Sevilla bën detyrën ndaj West Ham

Sevilla i ka dhuruar tifozëve të saj, në “Estadio Ramon Sanchez Pizjuan”, fitoren e takimit të parë të raundit të 1/8-ave të Europa League ndaj West Ham, duke bërë detyrën si ekipi me më shumë trofe të këtij kompeticioni, plot gjashtë të tillë.

Spanjollët ishin ata që diktuan ritmin e lojës, megjithatë e patën të vështirë që të realizonin, me golin e parë dhe të vetëm të këtij takimi që erdhi pas një ore lojë. Pavarësisht tentativave nga të dyja skuadrat, fraksioni i parë u mbyll me barazim pa gola.

Më minutën e 60’, pas një asisti nga Acuna, El Haddadi shënoi golin e fitores për Sevillën. Hammers tentuan në disa raste për të marrë barazimin, megjithatë nuk ia dolën që të finalizonin me sukses.

Pas kësaj sfide, Sevilla do të udhëtojë më e qetë drejt “Olympic Stadium” më 17 mars, kur do të zhvillohet ndeshja e kthimit për këtë raund të Europa League.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency