Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Europa League hyn në fazën më të nxehtë, luhen 2 gjysmëfinalet e para!

Europa League arrin në fazën e saj më intriguese dhe më spektakolare. Luhen sot dy sfidat e para të raundit gjysmëfinal aty ku do të përballen mes tyre 4 skuadrat që kanë bërë më mirë në këtë edicion. Vëmendja më e madhe do të jetë në Old Trafford aty ku Manchester United do të presë Romën. Djajtë e Kuq janë favoritët e mëdhenj për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni. Përballja e fundit direkte mes këtyre dy skuadrave daton në vitin 2008-të, ndërkohë që në 6 sfidat e fundit direkte në shekullin e 21-të, Roma ka vetëm një fitore dhe 1 barazim, ndërsa është mposhtur 4-herë nga Manchester United dhe të gjithë mund të kujtojnë atë disfatë 7-1 në “teatrin e ëndrrave” në vitin 2007.

Skuadra e Solskjaer shikon te Europa League një mundësi të mirë për të fituar trofe në këtë sezon, ndërkohë që verdhekuqtë kanë te ky kompeticion të gjitha shpresat e tyre për të kapur Championsin. Po në orën 21:00 në Spanjë Villareali do të presë Arsenalin, dy skuadra që gjithashtu nuk përballen mes tyre në Europë që nga viti i largët 2009, kur topçinjtë eliminonin me rezultat të përgjithshëm 4-1 nëndetsën e verdhë nga çerekfinalet e Champions League. Villareali dhe Arsenali deri kanë pozita të ngjashme në kampionatet respektive edhe pse skuadra spanjolle mund ta kapë Europën edhe nëpërmjet La Ligas ndërkohë që Arsenali shikon te Europa League mundësinë e vetme për të luajtur në kompeticionet europiane edhe sezonin e ardhshëm. Parashikohet një ndeshje emocionuese dhe spektkolare në Estadio de La Ceramica të cilën mund ta shijoni vetëm në ekranin e Supersport ashtu si edhe duelin e Old Trafford mes Manchester United dhe Romës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...