Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Europa League/ Juventusi “peshkon” Sportingun, Man. United përballë Sevillas

Goglat shmangin përplasjet e mëdha në çerekfinale të Europa League-s. Kështu, Manchester Unitet vihet përballë Sevillas, por duhet pranuar se “Djajtë e Kuq” nuk kanë kujtime fort të mira me ekipet spanjolle.

Juventusi, me fat, gjen Sportingun e Lisbonës, që gjithsesi duhet marrë shumë në konsideratë, pasi eliminoi Arsenalin.

Përsëritet finalja e Conference League të sezonit të kaluar Roma – Feyenoord. Një tjetër test i vështirë për t’u kaluar nga skuadra e Mourinhos.

Me fat Bayer Levekuseni, që do të ketë përballë skuadrën belge Union Saint Gilloise

Sa u përket gjysmëfinaleve, projektohet përplasja e madhe Manchester United – Juventus, sigurisht nëse Sevilla apo Sportingu nuk do të bëjnë në njëfarë mënyre surprizën.

Çiftet çerekfinaliste:

Manchester United – Sevilla

Juventus – Sporting

Bayer Levekusen – Union Saint Gilloise

Roma – Feyenoord

Çiftet gjysmëfinale:

Manchester United – Sevilla/Juventus – Sporting

Roma – Feyenoord/Bayer Levekusen – Union Saint Gilloise

Lexo edhe: 

Sipas rregullores, të teta skuadrat e kualifikuara në këtë fazë mund të përplaseshin me njëra-tjetrën, pra nuk bëjnë përjashtime ekipet nga i njëjti vend. Edhe nëse dy skuadra vijnë nga i njëjti grup, sërish shorti mund t’i  vendoste përballë në çerekfinale.

Ndeshjet e para të fazës çerekfinale do të zhvillohen më 13 prill dhe ato të kthimit më 20 prill. Oraret do të jenë të zakonshmet: 18:45 dhe 21:00.

 

Skuadrat e kualifikuara në Europa League:

Union Saint Gilloise

Sevilla

Juventus

Bayer Leverkusen

Sporting

Manchester United

Roma

Feyenoord

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...