Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Europa League/ Kualifikohet Atalanta e Gjimshitit, ikin Lazio dhe Real Sociedad

Sevilla ia ka dalë që të kualifikohet për në raundin e 1/8-ave të Europa League, ndërsa ka triumfuar me rezultatin 2-3 në dy takimet kundër Dinamo Zagrebit. Takimi i parë i raundit të 1/16-ave mes këtyre dy ekipeve është mbyllur me rezultatin 3-1 për spanjollët, teksa sfida kësaj mbrëmje përfundoi 1-0 për kroatët, me golin e vetëm që u realizua nga Orsic në minutën e 65’.

Atalanta siguroi raundin tjetër të Europa League, duke fituar me rezultatin e thellë 1-5 në dy takimet kundër Olympiacos. Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve u mbyll me rezultatin 1-2, ku të dy golat u shënuan nga mbrojtësi i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti, për italianët, ndërsa mbrëmjen e kësaj të enjtjeje Atalanta triumfoi sërish, por me rezultatin 0-3. Kjo ndeshje është dominuar e gjitha nga italianët, ndërsa golat u realizuan nga Maehle në minutën e 40’, Malinovsky realizoi dopietë në minutën e 67’ dhe 69’.

RB Leipzig ka fituar ndaj Real Sociedad me rezultatin 5-3, ndeshja e parë e raundit të 1/16-ave përfundoi me barazimin 2-2, ndërsa mbrëmjen e sotme gjermanët triumfuan me rezultatin 1-3 në transfertë. Goli i vetëm për spanjollët u realizua nga Zubimendi në minutën e 67’, teksa për Leipzigun realizuan Orban në minutën e 39’, Silva në të 59’ dhe Forberg në minutën e 89’.

Lazio i Thomas Strakoshës është eliminuar nga ekipi i Portos, duke humbur raundin e 1/8-ve të Europa League. Ndeshja e parë mes tyre u mbyll me rezultatin 1-2 për portugezët, ndërsa takimi i kësaj të enjtjeje u mbyll me barazimin 2-2, me golat që për italianët u realizuan nga Immobile në minutën e 19’ dhe Cataldi në minutën e 90+5. Teksa për Porton realizuan Taremi në minutën e 31’ dhe Uribe në minutën e 68’.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...