Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Europa League/ Mourinho pa Dybalan, Mendilibar sheh Sevillan favorite

Dybala nuk është mirë, është në dyshim për finalen e Europa League-s. Jose Mourinho i kishte paralajmëruar tifozët e Romës dhe ndjesitë për rikuperimin e argjentinasit për finalen e Budapestit pas seancës stërvitore të hapur për shtypit nuk janë pozitive.

Sulmuesi nuk mori pjesë në seancë bashkë me shokët, pasi kavilja e dëmtuar i dhemb ende, ndërkohë që nuk ishin as Lorenzo Pellegrini për një problem në kavilje dhe Leonardo Spinazzola.

Ndërkohë, në krahun tjetër, Jose Luis Mendilibar i jep skuadrës së tij statusin e favorites për finalen që do të luhet në Budapest, teksa u shpreh:

“Po ndjekim planin për të arritur në mënyrën më të mirë të mundshme në finale. Murinjo është një trajner i madh, mjafton të mendosh skuadrat që ka drejtuar dhe çfarë ka fituar.

Lexo edhe:

I ka fituar të gjitha finalet që ka luajtur dhe ka drejtuar në kampionatet më të forta të Europës. Ne do të provojmë ta mundim, edhe pse Roma është një skuadër tipike italiane.

A jemi ne favoritët? Duhet të fitosh, pas finalistët as Zoti nuk i mban mend. Duke qenë se kemi arritur deri këtu, do të përpiqemi të fitojmë. Sevilla mund të konsiderohet favorite për historinë që ka”.

 

 

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...