Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Europa League rikthehet me sfida intriguese, spikasin Roma-Gladbach dhe Celtic-Lazio

Europa League rikthehet këtë të enjte me raundin e 3-të të ndeshjeve në grupe. 24 sfida golat e të cilave do të keni mundësi ti ndiqni të gjithë live në kanalin Supersport 5 aty ku do të transmetohen “Golat direkt”, por në ekranin tonë do të keni mundësi të ndiqni edhe 6 sfidat më të rëndësishme të ditës. Në orën 18:55 sfida më interesante do të luhet në kryeqytetin e Italisë dhe është ajo mes vendasve të Romës dhe gjermanëve të Borussia Moenchengladbach. Pas 2 ndeshjeve të para në grupin J, Roma kryeson me 4 pikë ndërsa skuadra që pozicionohet në vendin e parë të Bundesligës ka zhgënjyer deri tani duke grumbulluar vetëm 1 pikë në 2 ndeshje. Megjithatë duke patur parasysh mungesat e verdhekuqëve të Fonsecas dhe sfidën ndaj Milanit në fundjavë, Gladbach sot i ka të gjitha mundësitë për të fituar brenda në Olimpico dhe për të barazuar Romën në kuotën e 4 pikëve.

Transfertë delikate për Manchester United ndaj Partizanit të Beogradit në grupin L. Djajtë e Kuq do të tentojnë ta fitojnë këtë sfidë për të mbyllur sa më shpejt çështjen e kualifikimit. Në orën 18:55 në Supersport do të keni mundësi të ndiqni edhe sfidën Porto-Rangers e vlefshme për grupin G, një prej grupeve më të balancuara pasi të gjitha skuadrat në këtë grup kanë nga 3 pikë. Në orën 21:00 vëmendja më e madhe do të jetë në Glasgoë aty ku Celtic pret Lazion e Simone Inzaghit dhe Thomas Strakoshës. Skuadra skoceze kryeson grupin E me 5 pikë ndërkohë që bardhekaltrit kanë vetëm 3 pikë. Në grupin F, Arsenali do të synojë të mposhtë në Emirates, portugezët e Guimaraes që nuk kanë asnjë pikë, pasi me një sukses do të siguronte praktikisht edhe kualifikimin, edhe pse akoma jo matematikisht. Getafe-Basel është një tjetër takim që meriton vëmendje pasi spanjollët kryesojnë grupin C me pikë të plota ndërkohë që zviceranët pozicionohen të dytët me 4 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...