Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Europa League/ Skënderbeu pret Young Boys, Milani përballë Rijekës

Europa League do të rikthehet mbrëmjen e sotme, me ndeshjet e dyta të fazës në grupe, të cilat do të transmetohen si gjithmonë në Supersport. Vëmendja e shqiptarëve sonte do të jetë e përqëndruar në ‘Elbasan Arena’, ku Skënderbeu do të presë zvicerianët e Young Boys. Korçarët do të kërkojnë fitoren, për të marrë pikët e para dhe harruar humbjen 3-1, në Ukrainë ndaj Dinamo Kiev.

Krahas skuadrës shqiptare, në fushë pritet të zbresin edhe disa futbollistë shqiptarë, që luajnë për ekipe europiane, si Berisha me Atalantën, Strakosha me Lazion, apo Rashica me Vitessen.

Supersport do të sjellë për sportdashësit 6 takime live, si dhe të gjithë golat në takimet e tjera. Bate Borisov-Arsenal, Lazio-Zulte Waregem dhe Nice-Vitesse do të startojnë në orën 19:00 dhe do të transmetohen përkatësisht në Supersport 3, 4 dhe 5. Në mbrëmje, në orën 21:05, Skënderbeu-Young Boys do të transmetohet në Supersport 2, ndërsa Milan-Rijeka dhe Lyon-Atalanta, do të transmetohen në Supersport 3 dhe 4.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...