Europa League rikthehet të enjten në ekranin e SuperSport me sfidat e raundit të 1/16-ve. “Titanët” europianë do të zbresin në fushë për të treguar forcat.
Disa prej klubeve me më shumë histori në futbollin e kontinentit të vjetër do të ndeshen mbrëmjen e sotme për të luftuar për trofeun e Europa League.
Sfida më e fortë e kësaj faze është ajo mes dy “peshave” të rënda, Barcelona-Manchester United, që ritakohem me njëra-tjetrën pas plot 4 vitesh. Barcelona është në top formë, ndërsa kryeson e palëkundur La Liga-n, ndërkohë “Djajtë e Kuq” janë rikthyer në formën e tyre më të mirë, ku javët e fundit njohin rezultate pozitive.
Mes skuadrave italiane, Roma do të përballet në transfertë me ekipin e Salzburg, me Mourinhon që dëshiron një tjetër trofe me “verdhekuqtë”, pas atij të Conference League edicionin e kaluar.
Lexo edhe:
- Zyrtare, Rubin Hebaj transferohet në Uzbekistan
- VIDEO/ Mehmeti dhuron “show”, shqiptari protagonist në Championship me asist spektakolar
- Brazili zyrtarizon trajnerin e ri
- Sulmuesi i Kosovës transferohet te klubi i shqiptarëve në Turqi
Ndërkohë Juventus, që vjen pas sanksioneve në kampionat, do të ketë përballë në fazën e 1/16-ave francezët e Nantes. Italianët kërkojnë të enë sukses për të kaluar sadopak momentin e vështirë të klubit, ndërkohë francezët nga ana tjetër kurrsesi nuk pranojnë rezultat negative
Ajax do të përballet me Union Berlin, një skuadër që është në super formë. Ajax po bën mirë në kampionat, por nuk ndodhet në nivelin e dëshiruar, ndaj kërkon që në Europa League të jetë sa më i suksesshëm. Ndërkohë Union Berlin nga ana tjetër po kalon një moment shumë të mirë në Bundesliga, duke rivalizuar Bayern Munich dhe këtë moment kërkon ta shfrytëzojë edhe në arenën europiane.
Ndërsa Bayer Leverkusen do të presë Monaco-n, me të dyja skuadrat që do tetojnë të shkojnë sa më larg, e pse jo drejt trofeut.
Nga ana tjetër Sevilla-PSV, pritet që të jetë po ashtu një përballje shumë interesante, ku si spanjollët ashtu edhe hoalndezët kërkojnë që të kenë sa më shumë suksese.
