12 grupe nga të cilat do të ualifikohen 24 skuadra për në raundin tjetër të Europa League. Në selinë e UEFA-s u hodh shorti për fazën e grupeve të kompeticionit që do të trasmetohet ekskluzivisht në paketën Supersport. Disa prej ekipeve më të forta të kontinentit do të duelojnë me njëra tjetrën për të fituar të drejtën e vazhdimit të rrugës deri në finalen e madhe që do të luhet në 16 Maj në Lyon. Në letër, Grupi E është më i paparashikueshmi me skuadra të tilla si Lyon, Everton, Atalanta e Apollon, ndërsa Arsenali u shortua në grupin H me BATE Borisov, Koln dhe Crvena Zvezdan. Një tjetër grup shumë i luftuar pritet të jetë edhe grupi C me Bragan, Ludogorets, Hoffenheim dhe Istanbul, ndërsa Milani gjen si kundërshtarë Austrinë e Vjenës, Rijekan e AEK-un e Athinës. Thomas Strakosha dhe Lazio sfidojnë në grupin K skuadrën e Nice por edhe Vitesse e Zulte Varegem, Maccabi Tel Aviv dhe Villarreal janë në avantazh të lehtë ndaj Astanas dhe Sllavias së Pragës në grupin A.
Në grupin G, Viktoria Plzen u shortua e para dhe më pas e ndoqën Basel, Hapoel Ber Sheva dhe Lugano, ndërsa është e vështirë të përcaktohen favritët në grupin F me Kopemhagen, Lokomotivën e Moskës, Sheriff Tiraspol dhe Zlin. Salsburgu dhe Marseja nisen favoritë ne grupin I ku i shoqërojnë edhe Victoria Guimaraes dhe Konyaspor, ndërsa Grupi J përbëhet nga Athletic Bilbao, Zorya dhe Osterunds. Grupi i L që është edhe i fundit kryesohet nga Zenit dhe Real Sociedad, ndërsa Rosenborg dhe Vardar do të kërkojnë t’u prishin punë dy skuadrave favorite.
