Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Europa në këmbët e sulmuesve, çifti me më shumë gola deri më tani

Me përfundimin e pjesës së parë të sezonit, kur jemi në gjysmën e parë të fazës së parë dhe me ndalesën e dytë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare mund të bëhet një bilanc i asaj që po ndodh në kampionatet kryesore europiane.

Pas 7 apo 8 javëve të para të kampionatit, pyetja kryesore është se kush është çifti më i mirë në Europë sa i përket sulmit dhe në këtë listë, surprizat nuk mungojnë.

Lexo edhe: 

Sulmi më i mirë i Europës vjen nga Bundesliga, me dyshen e Stuttgart-it, Guirassy dhe Fuhrich, të cilët së bashku kanë shënuar 15 gola, por 13 prej tyre i ka shënuar i vetëm 27-vjeçari nga Guinea.

Ish-lojtari i Rennes po mahnit “botën” e futbollit dhe kryeson i vetëm listën e golashënuesve në Bundesliga, me Guirassy-n që ka bërë me “krahë” Stuttgart-in që qëndron në vendin e dytë, një më pak se kryesuesit e Bayer Leverkusen. Ndërkohë, te Bayern Munich, dyshja Sane-Kane kanë realizuar 14 gola.

Në Spanjë, në La Liga kryeson dyshja e Real Madrid, Bellingham-Joselu të cilët kanë shënuar 13 gola, me anglezin që “krenohet” me 8 golat e tij në 8 ndeshjet e para personale në Spanjë. Më pas është Morata-Griezmann me 9 gola, me spanjollin që i vetëm ka realizuar pesë gola.

Në Serie A kryeson dyshja Lautaro Martinez – Thuram, të cilët kanë shënuar 12 gola së bashku, me argjentinasin që ka shkundur 10 herë rrugën e rrjetës. Më pas, pas dyshes zikaltër pozicionohet sulmi i Fiorentina-s Gonzales-Bonaventura dhe çifti i Sassuolo Berardi-Pinamonti me 9 gola.

Zhgënjim mund të konsiderohet Anglia, me Premier League që krenohet me dyshen e Manchester City-t, Haaland dhe Alvarez që kanë shënuar së bashku 11 gola pas 8 takimeve, ndërkohë më pas pozicionohet sulmi i Newcastle, Isak-Wilson me 10 finalizime së bashku.

Në vendin e fundit renditet kampionati francez, Ligue 1 me dyshen Mbappe-Hakimi që së bashku kanë kompletuar 10 gola. Një statistikë shumë e çuditshme, pasi Mbappe, sulmuesi më i mirë i kampionatit me 7 gola ka ndërtuar raportin me një mbrojtës, me PSG që disponon në repartin e avancuar emra si Kolo Muani, Dembele apo edhe Goncalo Ramos. Por, këtu vlerësimet shkojnë të gjitha për Hakimi-n që deri më tani ka shënuar 3 gola në aspketin personal.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...