Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Europa për Vllazninë kalon nga Tirana, “bardheblutë” duhet të respektojnë kampionatin  

Europa për Vllazninë kalon nga Tirana. Derbi i Shqipërisë në “Selman Stërmasi” vë përballë kampionëve të freskët “bardheblu”, skuadrën e Elvis Plorit, në kulmin e luftës për të siguruar nga kampionati pjesëmarrjen në kompeticionet europiane.

Mision i komplikuar në frontin më nevralgjik të luftës të këtij fund sezoni dhe për ta arritur skuadrën shkodrane i duhet të sigurojë fitoren e parë sezonale ndaj “bardhebluve”. Në të njëjtën kuotë pikësh me Partizanin, vetëm 3 më shumë se Kukësi, “kuqeblutë” nuk kanë marzh gabimi, nëse duan që të mbeten zotër të fatit të tyre. Fitorja ndaj Kukësit ka sjellë atmosferën e duhur dhe Elvis Plori kërkon të shfrytëzojë momentin pozitiv për të arritur objektivin, me skuadrën që në takimet e fundit është shfaqur mirë, me lojtarët që vijnë në rritje ndërkohë që për sa i përket formacionit mungon vetëm Djurdevic dhe portieri i dytë, Qarri.

Edhe pse nuk ka fituar asnjë përballje ndaj “bardhebluve” këtë sezon, faktorët që favorizojnë Vllazninë nuk mungojnë. Tirana sapo është shpallur kampione, moment në të cilin skuadrat kudo në botë pësojnë një rënie përqendrimi dhe gjithashtu Shehi mund të provojë t’u japë disa minuta më shumë atyre që janë aktivizuar më pak, por gjithmonë duke u treguar i kujdesshëm.

Tirana ka detyrën për të respektuar kampionatin, ndërkohë që ka ende një garë për Seferin dhe Xhixhën që mund të fitojnë Këpucën e Artë. Në daljen e parë të “bardhebluve” si kampionët e rinj, mbetet për t’u parë nëse Vllaznia do të vendosë të konsolidojë edhe këtu një traditë europiane, atë të paradës së nderit për kampionët e rinj, siç ndodhi këtë të enjte në Spanjë me lojtarët e Levantes që pavarësisht rivalitetit bënë gjestin fisnik ndaj Realit të Madridit, një traditë kjo që do t’i bënte nder edhe frymës fair play dhe imazhit të futbollit shqiptar.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...