Connect with us

Hi, what are you looking for?

Peshëngritje

Europian i dështuar për Godellin, dështon të tre provat dhe nuk kualifikohet

Ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme garimi i Daniel Godellit në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë.

Shtangisti shqiptar, i cili garonte në baterinë A të peshës deri në 81 kg, rrezikoi shumë, duke kërkuar të ngrejë 160 kg që në provën e parë, në stilin e shkëputjes, në të cilën dështoi.

Më pas Godelli shtoi edhe një kg në peshën e synuar dhe dështoi sërish në dy provat e tjera, duke mos arritur të kualifikohet për në dygarësh dhe zonën e medaljeve.

Më herët, në baterinë B të kësaj peshe, garoi peshëngritësi tjetër shqiptar, Erkand Qerimaj, i cili zuri vendin e parë në shkëputje dhe të dytin në dygarësh.

Erkand Qerimaj e mbyll i dyti në Baterinë B Europianin e Gjeorgjisë

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...