Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Europiani i 17-vjeçarëve, Shqipëria e Kosova njohin kundërshtarët

Përfaqësuesja e 17-vjeçarëve të Shqipërisë njeh rivalët për kualifikueset e Europianin e vitit 2019, që do të zhvillohet në Republikën e Irlandës. Pas shortit të hedhur në Nion të Zvicrës, skuadra e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç u pozicionua në Grupin 8, ku do të ketë përballë Republikën Çeke, Norvegjinë dhe Azerbajxhanin.

UEFA ia ka besuar sërish Federatës Shqiptare të Futbollit organizimin e raundit eliminator, pas turneut me sistem grumbullimi të zhvilluar gjatë këtij edicioni, ku kuqezinjtë e vegjël u përballën në kryeqytet me kundërshtarë të nivelit të lartë si Spanja, Kroacia, por edhe me Lihtenshtejnin, skuadër përballë së cilës 17-vjeçarët regjistruan fitoren e vetme të kualifikueseve me rezultatin 5-0.

Ndeshjet e edicionit të radhës në Kampionatin Europian do të zhvillohen në Shqipëri në datat 23, 26 dhe 29 Tetor të vitit 2018. Dy skuadrat e para në grupe kualifikohen në “Elite Round”, ndërsa atyre u shtohen edhe katër ekipet më të mira të vendeve të treta. Në shortin në Nion u përcaktuan gjithashtu edhe kundërshtarët e përfaqësueses së 17-vjeçarëve të Kosovës, që do të luajnë në Grupin 5 përballë dy rivalëve të vështirë si Skocia dhe Zvicra, ndërsa një skuadër e nivelit më të ulët është Qipro.

 

Kualifikueset U-17 (Euro 2019)

Grupi 8

Republika Çeke

Norvegji

Azerbajxhan

Shqipëri

 

Grupi 5

Skoci

Zvicër

Qipro

Kosova

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...