Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Europiani i Basketbollit, gati starti i edicionit të 40-të

Kampionati Europian i Basketbollit regjistron edicionin e 40 të saj. 24 është numri i skuadrave që do të marrin pjesë në këtë kompeticion, i cili do të zgjasë për 17 ditë. Tashmë dihet që europiani i basketbollit do të ketë 4 vendë mikëpritëse. Finlanda, Rumania, Izreali dhe Turqia do të hapin dyert për shtatëlartët europianë. Por kush janë impiantet ku do të zhvillohen përballjet? “Sinan Erdem Doem” është njëri prej tyre, ndodhet në Stamboll të Turqisë me një kapacitet prej 16.000 mijë vëndesh. Ky impiant është ndërtuar në Prill të vitit 2010, ndërsa vetëm pak muaj më parë ai i është nënshtruar rikonstruktimit, me një vlerë totale  prej gati 60 milionë Eurosh. Sot Sinan Erdem Doem është një ndër impiantet më moderne të sportit të koshit. Po në Stamboll ndodhet dhe “Ulker Sport Arena” një tjetër godinë moderne, e cila është hapur më 2012 . Ndërtimi i tij ka një kosot prej 84 milionë Eurosh .

Finlanda është një tjetër vend mikëpritës i europianit të basketbollit. Në Helsink, gjigandët e kontinentit të vjetër do ti zhvillojë sfidat e tyre në “Hartëall Arena”. Stadiumi ka një kapacitet prej 14.000 mijë vëndesh dhe për të parë ka hapur dyert në Prill të vitit 1997.

Ndalesa e radhës do të jetë Izreali, në Tel Aviv me Menora Mivtachim Arena. Ky impianit ka ndryshuar imazh disa herë në vite të ndryshme, sot është një ndër impiantet më moderne të sportit të basketbollit. Kapaciteti i tij është 10.000 mijë vënde.  Përsa i përket Rumanisë, Polyvalent Hall hapë do të mirëpresë gjigandët europianë, me një kapacitet prej 10.000 mijë vëndesh. Kostoja e ndërtimit kap shifrën e 17 milionë Eurove.

24 skuadrat e kulifikuara do të ndahen në 4 grupe nga të cilat do të kualifikohen 4 më të mirat për në fazën tjetër me eliminim direkt, ku sigurisht spektakli nuk do të mungojë.  Kampionatin europian ju do të keni mundësi ta ndiqni në ekranin e Super Sport, që nga dita e parë e nisjes e deri në kurorëzimin e fituesit.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...