Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Europiani i Basketbollit zbulon pretendentët

EuroBasket 2017, është ky evenimenti më prestigjoz i koshit europian të meshkujve që do të mbajë frymën e të gjithë të apasionuarve pas kësaj loje. Më të mirët e basketbollit europian do të garojnë mes njëri-tjetrit në një maratonë 17 ditore për fronin e Europës. Finlanda, Izraeli, Turqia dhe Rumania do të presin evenimentin e këtij viti që shqiptarët kanë mundësi ta ndjekin në platformën Digitalb ku do të transmetohen sfidat më të forta përfshirë këtu edhe faza e finaleve që do të zhvillohet në pallatin e sportit “Sinan Erdem Dome” të Stambollit. Formati është i qartë, 24 skuadrat e kulifikuara do të ndahen në 4 grupe nga të cilat do të kualifikohen 4 më të mirat për në fazën tjetër me eliminim direkt.

Ashtu si në Euro 2015 edhe këtë vit, raundet e para do të zhvillohen në 4 vende të ndryshme. Kapionët në fuqi të Spanjës janë favoritëyt kryesorë për suksesin e vitit 2017. Iberikët synojnë titullin e katërt kontinental në 5 kampionatet e fundit europiane, ndërsa gjysmëfinalistet e vitit 2015, Franca dhe Serbia synojnë të zbresin nga froni kombëtaren Spanjolle që këtë vit nuk do të ketë në dispozicion Sergio Lull. Në krahun tjetër, gjatë tre europianëve të fundit ka arritur të renditet në podium por pa kontributin e Tony Parker, Mickael Gelabale e Florent Pietrus, janë Nicolas Batum e Rudy Gobert që do të udhëheqin blutë. Duy skuadrat që kosniderohen edhe si surprizat e mundshme janë Kroacia dhe Greqia. Kombëtaret ballkanase janë në rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit, ndërsa Lituania që arriti finalen e vitit 2015 do ta ketë shumë të vështirë të përshkojë të njëjtën rrugë. 


Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...