Shqipëria përfaqësohet me pesë mundës në kampionatin Europian që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë. Në stilin e lirë, në peshën deri në 65 kg, Islam Dudaev u eliminua në raundin e 1/16-vë pas humbjes 5-2 ndaj azerit Ali Rahimzada.
Në raundin e parë, 28-vjeçari çeçen që garon nën flamurin kuqezi, mundi 5-0 grekun Georges Pildis. Sytë janë nga Zelimkhan Abakarov, mundësi tjetër çeçen që përfaqëson Shqipërinë.
29-vjeçari do të synojë medalje në peshën 61 kg. Abakarov do të garojë në kryeqytetin kroat si kampioni i Botës në fuqi në mundje të lirë. Në të njëjtin stil në peshën 125 kilogram konkurron edhe Paris Karepi.
Lexo edhe:
- Zi në botën e futbollit, kanceri i merr jetën ish-mesfushorit spanjoll
- VIDEO/ “Fair Play” i sulmuesit, fiton respektin e tifozëve dhe kundërshtarëve
- Xabi Alonso, “aspirina” e duhur që riktheu buzëqeshjen te Bayer Leverkusen
- Rekord dhe fitore/ Orges Shehi, 100 ndeshje bardheblu
Mundja klasike, ndryshe e njohur si greko-romake, do të përfaqësohet nga dy sportistë. Bajram Sina në peshën 60 kg dhe Kevin Kupi në peshën 77 kg.
Ndërkohë parë, Shqipërinë e përfaqëson në peshën 68 kg Albina Drazhi. Skuadra kombëtare shoqërohet në Europian nga trajnerët Leonard Çakmashi, Oltian Karaj dhe Ermal Kryeziu.
Si dhe nga Sahit Prizreni, presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes.
