Connect with us

Hi, what are you looking for?

Femrat

Europiani U-17 për femra/ Trajneri Kola shpall listën me 20 lojtaret e grumbulluara

Kombëtarja shqiptare U-17 për femra është gati të nisë punën për ndeshjet e raundit të dytë të Kampionatit Europian 2022 që do të zhvillohen në vendin tonë nga datat 8-14 mars. Skuadra e drejtuar nga trajneri Agustin Kola është shortuar në grupin B së bashku me Maqedoninë e Veriut, Skocinë e Azerbajxhanin.

Ekipi U-17 i femrave do të nisë grumbullimin nga kjo e premte në Durrës, ku do të qëndrojë deri në fund të këtij kompeticioni, teksa tekniku kuqezi ka bërë publike ditën e sotme listën me 20 lojtaret e ftuara për këto tre ndeshje, që do të zhvillohen në stadiumin “Elbasan Arena”.

Sfida e parë e vajzave kuqezi do të jetë ajo ndaj Azerbajxhanit më 8 mars, duke nisur në ora 14:30, ndërsa më 11 mars do të luajnë përballë Skocisë në po të njëjtën orë. Ndeshja e tretë dhe e fundit e këtij kompeticioni, është ajo ndaj Maqedonisë së Veriut, në ora 14:30. Shqipëria është sërish pjesë e Ligës B dhe do të tentojë në këtë raund ngjitjen në Ligën A, për të garuar në kualifikueset e radhës për të qenë pjesë e Europianit.

Ky është aktiviteti i parë i rëndësishëm që FSHF-ja do të presë për këtë vit, që do të jetë i mbushur me evente të rëndësisë së lartë, siç është edhe finalja e parë dhe historike e kompeticionit më të ri të organizuar nga UEFA, UEFA EUROPA CONFERENCE LEAGUE. Ky pa dyshim është një tregues mjaft i qartë i punës së mirë që Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë ndër vite, duke dëshmuar seriozitet dhe besueshmëri te qeveria europiane e futbollit.

Më poshtë edhe lista me emrat e 20 futbollisteve të ftuara nga trajneri Agustin Kola për ndeshjet e Europianit:

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...