Femrat

Europiani U17 për femra/ Skocia shumë e fortë për Shqipërinë, triumfojnë me rezultatin tenistik

Shqipëria e 17 vjeçareve ka pësuar një humbje të thellë ndaj Skocisë  teksa është mundur me shifrat 6-0. Në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Europianit U-17, vajzat kuqezi nuk kanë arritur të përballonin forcën e skocezeve që zgjidhën gjithçka në pjesën e dytë të takimit.

Ishte pikërisht sulmuesja Berry, protagonistja absolute për ekipin e MacDonalds që realizoi një 4 golësh në harkun kohor të 13 minutave, gola të cilët u pasuan nga finalizimet e minutave shtesë nga e McLeary dhe Watson, me këtë të fundit që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për të fiksuar shifrat përfundimtare në 6-0.

Me këtë triumf tenistik, Skocia merr fitoren e dytë në po kaq ndeshje dhe kryeson me pikë të plota grupin B të Ligës së 3-të, ndërkohë që ekipi kuqezi i drejtuar nga Agustin Kola mbetet në kuotën e 3 pikëve. Ndeshja e radhës për Shqipërinë do të luhet sërish në ‘Elbasan Arena’, ndaj një kundërshtari direkt si Maqedonia e Veriut, një takim që pritet të përcaktojë edhe fatet për vendin e dytë të grupit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency