Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Eurovolej, Serbia kalon me shumë vështirësi Estoninë

Estonia iu afrua shumë mrekullisë ndaj Serbisë  në raundin e dytë të ndeshjeve në grupe të europianit të volejbollit, me skuadrën ballkanase që triumfoi me shumë vështirësi 3-2 me sete, me finalin që u mbyll 12-15.

Që në fillim të kësaj përballjeje u pa qartë se Serbia nuk do ta kishte të lehtë, gjithsesi në fund të setit të parë estonezët u dorëzuan 23-25.

E pabesueshmja ndodhi në setin e dytë, ku serbët u shfaqën kaotikë në lojën e tyre duke realizuar vetëm 16 pikë.

E njëjta panoramë edhe në setin e tretë të cilin Serbia e humbi 25-21.

Por pikërisht në momentin e saj më të vështirë skuadra serbe falë edhe eksperiencës më të madhe, mori frenat e lojës, duke e mbyllur setin e katërt 20 – 25.

Në setin final, pavarësisht dëshirës për të bërë surprizën e madhe, estonezët u mposhtën 12 – 15. Për Serbinë ky ishte suksesi i dytë në grup pas fitores së thellë 3-0 me Poloninë vendase.

Lajme të tjera

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Gjermani

Julian Nagelsmann ka folur për herë të parë si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Në një prononcim për mediet, ish-tekniku i Bayern Munich u...