Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Eurovolley, Serbia eliminon Bullgarinë dhe prek gjysmëfinalet

Kampionet në fuqi vijojnë pa probleme rrugën e tyre drejt mbrojtjes së titullit dhe Serbia mposhti thellë 3-0 Bullgarinë, duke u bërë në këtë mënyrë edhe e para skuadër përfaqësuese që siguroi të drejtën për të kaluar në fazën gjysmëfinale të kampionatit evropian të volejbollit për femra. 10 ditë përpara duelit në cerekfinale këto dy ekipe ishin përballur gjithashtu edhe në fazën e grupeve dhe në atë takim skuadra e drejtuar nga trajneri i mirënjohur Zoran Terzic humbi setin e parë të sfidës, njëherësh edhe seti i parë i humbur në edicionin e 31 të Euro Volley-t, për të përmbysur më pas gjithcka, sidoqoftë këtë herë kampionet në fuqi të botës nuk toleruan aspak por bënë detyrën, duke mundur bindshëm skuadrën tjetër ballkanase.

Në Ankara Arena përpara vetëm 600 spektatorëve dy setet e parë ishin tepër të ngjashëm. Kështu Serbia kryesoi vazhdimisht, 8-6, 16-12, 21-15 për të mbyllur setin hapës në vetëm 24′ lojë, ndërsa në setin pasardhës ecuria ishte pothuajse e njëjtë, megjithatë ndryshimi që ndron në faktin se Bullgaria grumbulloi një pikë më pak dhe seti zgjati një minutë më shumë. Seti më i rivalizuar ishte padyshim seti i tretë. Gjysma e këtij seti u zhvillua pak a shumë e njëjtë dhe Serbia udhëhoqi 16-13, 21-18, por pikërisht në fund skuadra bullgare përfitoi nga gabimet e volejbollisteve serbe, për të barazuar shifrat.

Falë eksperiencës 2 herë kampionet e Evropës ia dolën mbanë për të fituar setin 28-26 dhe krejt takimin me rezultatin 3-0, duke u kualifikuar për të pestin edicion radhazi për në “final four”. Bianka Busa ishte pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes me 15 pikë, ndërsa Maja Ognjenovic kontribuoi me 14 pikë, takim ku gjithsesi në radhët e Serbisë plot gjashtë lojtare e përfunduan sfidën me dy shifra, për sa i përket pikëve të realizuara. Në gjysmëfinale Serbia do të përballet ditën e shtunë po në kryeqytetin e Turqisë me Italinë, që në pjesën e sipërme të shortit përmbysi disavantazhin e setit hapës, për të thyer me shifrat 3-1 Rusinë.

Do të vazhdojë rrugën në këtë evropian gjithashtu edhe vendi organizator, pra Turqia, që do të vijojë të jetë e pranishme në fazën finale të këtij aktiviteti. Turqia siguroi pjesëmarrjen e tretë rresht për në final four, teksa mundi në vetëm tre sete Holandën, përfaqësuesen finaliste të dy edicioneve të fundit. Skuadra e drejtuar nga italiani Giovanni Guidetti fitoi 25-20, 25-22, 25-20 në vetëm 78′ lojë, ndeshje ku spikati për Turqinë dyshja Meliha Ismailoglu – Kubra Akman, me 29 pikë gjithsej.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...