Ditë rinovimesh në Premier League. Ashtu sikurse pritej, Everton ka nënshkruar me portierin Jordan Pickford. Klubi anglez doli me njoftim dhe bëri me dije se e kanë zgjatur bashkëpunimin deri më 30 qershor të vitit 2027.
Mbrojtësi i katërkëndëshit deklaroi për faqen e klubit që është shumë i lumtur për rinovimin dhe se synon të jetë një nga portierët më të mirë në historinë e klubit.
Rinovim të rëndësishëm ka bërë edhe Newcastsle. “Qymyrxhinjtë” “blinduan” Miguel Almiron për 3.5 vite, pas sezonit fantastik që po bën. Fantazisti ka shënuar dhjetë gola në Premier League këtë sezon.
