Premier League

Everton gjen zëvendësuesin e Benitez, emëron një “fillestar”

Prej disa ditësh, drejtuesit e Everton ishin vënë në kërkim të një trajneri të ri duke qenë se vendosën të shkarkonin spanjollin Rafael Benitez për rezultate të dobëta, teksa ekipi është përfshirë në garën për mbijetesë ndërsa renditet aktualisht në vendin e 16 me vetëm 19 pikë pas 19 javëve të luajtura.

Sakaq, mes të preferuarve për rolin e trajnerit ishin Wayne Rooney dhe Frank Lampard, por në fund bisedimet kanë dështuar dhe për momentin Everton ka zgjedhur të emërojë në krye të skuadrës zëvendësin e Benitez, Duncan Ferguson.

Për 50-vjeçarin kjo do të jetë eksperienca e parë në rolin e trajnerit, duke qenë se deri më tani ka shërbyer në rolin e asistentit. Skocezit do t’i duhet të tregojë shpejt aftësitë e tij pasi drejtuesit e klubit do të mbeten të vëmendshëm për të kontraktuar me një teknik më shumë ekspert për pjesën e mbetur të sezonit.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency