Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Everton projekton rikthimin e bujshëm, trajneri spanjoll favorit kryesor për stolin!

Everton është vënë në lëvizje për trajnerin e ri të skuadrës pas shkarkimit të Rafa Benitez. Emri i fundit që ka dalë në skenë është ai i teknikut të kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez. Klubi nga Merseyside dëshiron të emerojë një trajner që e njeh mjaft mirë ambjentin dhe spanjolli mund të përgatitet për një rikthim në ‘Goodison Park’. Raportohet se 49-vjeçari ka kërkuar që asistent i tij të jete sërish Thierry Henry, teksa dyshja ka punuar së bashku edhe në përfaqësuesen belge. Një mundësi është që Martinez të vihet si nr.1 i Everton në mënyrë të përkohshme deri në fund të sezonit ku pritet të marrë dritën jeshile nga Belgjika për disa muaj por me opsionin që të rikthehet sërish tek ta në muajin maj duke qenë se kanë përpara Kupën e Botës.

Pavarësisht se Martinez ka bërë një punë pozitive te Belgjika nuk mund të thuhet e njëjta gjë për aventurën e tij të parë te Everton ku sezonin e fundit në krye të klubit e mbylli në vendin e 11-të në tabelën e klasifikimit. Në 143 ndeshje si trajner i skuadres nga Liverpool, Martinez mori 62 fitore, 37 barazime dhe 44 humbje. Përveç këtij opsioni, skuadra e Everton po studion edhe pistën e emërimit të Wayne Rooney, që po bën një punë të mrekullueshme te Derby County, me objektivin kryesor për të evituar rënien nga Championship.

Nga ana tjeter, drejtuesit e Everton mund t’ja besojne detyren e trajnerit Duncan Ferguson, deri në perfundim te edicionit futbollistik. Anglezi ka qenë krahu i djathte i dy trajnereve të fundit te ‘The Toffes’, Carlo Ancelotti dhe Rafa Benitez dhe është një njohje e vjeter për skuadrën e Everton.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...