Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Richarlison mposht edhe VAR-in, Everton përmbys në fund Arsenalin!

Emocione dhe spektakël në sfidën që mbylli javën e 15-të të Premier League mes Everton dhe Arsenal me skuadrën e Rafa Benitez që përmbysi shifrat duke marrë një fitore të çmuar me rezultatin 2-1.Fati në fund i dha atë që meritonte Evertonit që falë një supergoli të Gray-t në minutën e 92-të u rikthye te fitorja në kampionat pas plot 8 ndeshjesh. Kjo duhet të ishte sfida e Richarlison por sulmuesi i Everton ishte shumë i pafat pasi pa t’i anuloheshin dy gola për pozicione milimetrike jashtë loje, ndërkohë që festoi në rastin e tretë duke vënë në përdorim shprehjen “E treta e vërteta”.

Në minutën e 44-t Everton zhbllokoi shifrat, por me ndërhyrjen e VAR, goli i Richarlison u anulua për pozicion milimetrik jashtë lojë.

Në minutën e 2-të shtesë të pjesës së parë ishte Arsenal që surprizoi vendasit duke realizuar me Martin Odegaard me norvegjezin që realizoi fluturimthi. Në minutën e 58-të Richarlison shënoi sërish dhe sërish VAR protagonist që anuloi golin sërish për centimetra.

Megjithatë në Goodison Park festa u rikthye në minutën e 79-të teksa pas goditjes nga distanca të Gray që u ndal nga traversa askush nuk mund të anulonte më golin e Richarlison me kokë që barazoi shifrat. Pak çaste Arsenali goditi shtyllën me Nketiah ndërsa Everton përmbysi shifrat me supergolin e Gray në minutën e 92-të me shtyllën që këtë herë i erdhi në ndihmë vendasve. Arsenali i rikthehet kështu serisë së rezultateve negative duke pësuar humbjen e 3-të në 4 ndeshjet e fundit ndërkohë që Everton i dha fund një krize të gjatë rezultatesh duke u rikthyer te fitorja pas më shumë se 2 muajsh dhe duke u ngjitur në kuotën e 18 pikëve në kampionat, 5 më pak se topçinjtë. Për t’u përmendur edhe rikthimi i Granit Xhakës te Arsenali që e nisi ndeshjen si titullar dhe u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...