Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Everton shpenzon shifrën rekord për një brazilian, tifozët ironizojnë drejtuesit

Disa mund të mendojnë se bëhet fjalë për ndonjë shaka, të tjerë mund të komentojnnë se në fund të fundit është një investim për një nga talentet brazilianë më të rëndësishëm, por sido qe të jenë komentet fakti është se Everton për të disatën herë është duke shpenzuar shifra marramendëse për një lojtar që nuk hyn në listën e më të mirëve në botë. Bëhet fjalë për transferimin e brazilianit Richarlison nga Watford, kalimi i të cilit tek Everton tashmë është thuajse i mbyllur, duke e blerë lojtarin e lindur në vitin 1997 për plot 56 milionë euro.

Richarlison u transferua tek Watford nga skuadra e Fluminenses për shifrën e pak më shumë se 11 milionë paundëve në vitin 2017. Pas një sezoni të shpenzuar në Premier League sulmuesi 21-vjeçar vjen me një bilanc prej 5 golash të realizur dhe një performancë e mbarëvatje pozitive, por të  thuash se shumë shpejt pritet të shpërthejë në një fenomen ndoshta nuk është rasti, madje skeptikët do të ngryseshin. Gjithsesi, kjo nuk e ka ndalur ekipin e Everton të bëjë këtë blerje të çmendur. Pas këtij operacioni në merkato, tifozët e Everton duket se sinkronizohen të gjithë në një frazë: 55 milionë euro për Richarlison,45 milionë euro për Sigurdsson, praktikisht mund të kishim blerë Cristiano Ronaldon.

Një provokim i hapur ndaj drejtuesve që nuk janë kursyer aspak, por që nuk kanë ditur të bëjnë zgjedhjet e duhura. E vetmja tratativë e fryshme duket se është ajo e Pickford. Përkatisht janë nëntë blerjet që drejtuesit e klubit anglez kanë kryer përgjatë kohëve të fundit, të cilëve iu shtohet tashmë edhe Richarlison për 56 milionë euro, që në total bëjnë një bilanc prej 259,5 milionë euro. Në aspektin e daljeve shitja më e bujshme e klubit ka qënë ajo e sezonit të shkuar  me Lukakun që kaloi tek United për 84,7 milioni euro.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...