Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Everton “shpërfytyron” Brighton dhe shpëton momentalisht nga zona e rrezikut

Everton ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertën e Brighton, sfidë e vlefshme për raundin e 35-të të Premier League, ndërsa triumfoi me rezultatin 1-5 në “Amex Stadium”.

Që në minutën e parë miqtë morën avantazhin me Doucoure, që gjeti rrjetën pas asistit të Clavert-Lewin.

Lexo edhe: 

Në minutën e 29’ ishte po mesfushor 30-vjeçar ai i cili do të shënonte, për të dyfishuar avantazhin e Everton, por këtë herë u asistua nga McNeil.

Një autogol i Steele në minutën e 35’ do ta thellonte avantazhin e skuadrës së trajnerit Dyche, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 0-3.

Në fraksionin e dytë takimi ishte më i luftuar, por Everton ia doli të gjente një tjetër gol, me McNeil që bëri “poker” në minutën e 76’.

I vetmi që shënoi për skuadrën e De Zerbit, që në këtë përballje u “shpërfytyrua”, nëse do e krahasojmë me ndeshjet e tjera nën drejtimin e italianit, ishte Mac Allister në minutën e 79’.

Megjithatë Everton nuk u mjaftua me kaq, pasi në minutën 90+6′ McNeil realizoi golin e pestë për ekipin e tij.

Pas këtij takimi Brighton renditet në vend të shtatë me 55 pikë, por vlen të theksohet se “pulëbardhat” kanë dy ndeshje të prapambetura.

Everton nga ana tjetër merr tre pikë shumë të rëndësishme, duke shpëtuar nga zona e rrezikut, pasi shkon në kuotën e 32 pikëve dhe fiton tre vende në renditje, nga vendi i 19-të ngjitet në pozicionin e 16-të.

 

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...