Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Everton-Tottenham ndaj pikët, golat dhe kartonët e kuq në “Goodison Park”

Everton-Tottenham mbyllet me dy gola dhe me dy kartonë të kuq.  Sfida e raundit të 29-të të Pemier League mes “Toffees” dhe “Spurs” përfundoi me barazimin 1-1.

Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa pas minutës së 58’ kur Doucoure la fushën pasi mori karton të kuq, miqtë u munduan të shfrytëzonin superioritetin numerik.

Lexo edhe:

Tottenham fitoi penallti dhe në minutën e 68’ Kane shënoi nga pika e bardhë dhe i dha avantazhin ekipit, të drejtuar tashmë pas largimit të Contes, nga Stellini.

Megjithatë në minutën e 88’ u barazuan kartonët e kuq, me Lucas Moura që la ekipin e “Spurs” me dhjetë lojtarë, po aq sa ishte dhe Everton prej rreth 30 minutave.

Ndërsa vetëm dy minuta më pas vendasit do të gjenin barazimin me Keane, i cili vulosi rezultatin e këtij takimi.

Pas javës së 29-të Everton ngjitet në vend të 15-të me 27 pikë, teksa Tottenham ngjitet në vend të katërt me 50 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...