Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Everton zyrtarizon portierin e ri, firmos me portierin zvicerian

Everton ka zyrtarizuar transferimin e Eldin Jakupovic. Drejtuesit e klubit u detyruan për të gjetur një alternativë në portë, pasi së fundmi janë dëmtuar Jordan Pickford dhe Andy Lonergan. Jakupovic së fundmi ishte pjesë e Leicester City, megjithatë me përfundimin e sezonit, zviceriani u largua pasi kontrata e tij me “Dhelprat” përfundoi.

Jakupovic forcon opsionet  për rolin e portierit  te Evertonit, pasi Pickford  pritet të jetë jashtë deri në fund të këtij muaji për shkak të një dëmtimi në kofshë të pësuar në barazimin 0-0 në derbi me Liverpool në Goodison Park me 3 shtator.

37-vjeçari më parë ka qenë pjesë e Hull City, Lokomotiv Moscoë dhe Grasshoppers. Everton ende nuk e ka arritur fitoren e parë në Premier League, pasi deri më tani në gjashtë javë skuadra e Frenk Lampard, ka pësuar dy humbje dhe ka barazuar katër ndeshje. Sfida e rradhës për Everton do të jetë në Goodinson Park, ku do të përballen me Ëest Ham.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...