Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Evertoni e bën sefte me fitore, Hammers në krizë

Vjen më në fund fitorja a parë sezonale e Evertonit në Premier League. Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard iu imponua 1-0 West Hamit të David Moyes në “Goodison Park”, duke larguar për momentin hije e krizës. Ekipi nga Liverpooli në gjashtë ndeshjet e mëparshme kishte marrë dy humbje e katër barazime radhazi.

Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi Maupay në minutën e 53-të, i shërbyer nga Iwobi.

West Hami bëri gjithçka mundi në minutat e mbetura për të shmangur humbjen, por e pati të pamundur të gjente rrugën e rrjetës. Për Hummers, ish-skuadra e Lampardit, ishte humbja e pestë sezonale, për rrjedhojë londinezët renditen më vendin e 18-të me vetëm 4 pikë.

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...