Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Evertoni lë pas krizën, Calvert-Lewin dygolësh në suksesin ndaj Fulhamit

Evertoni i jep fund serisë negative të rezultateve (1 barazim dhe 3 humbje radhazi) me fitoren 2-3 në fushën e Fulhamit, ku spikati Calvert-Lewin me dygolësh. Talenti anglez i dha epërsinë skuadrës së drejtuar nga Ancelotti që në sekondën e 40-të, i shërbyer nga e majta nga Richarlison. Londinezët arritën të barazonin me Reid pa u mbushur çerek ore lojë, por Calvin-Lewin realizoi të dytin personal në minutën e 29-të, këtë herë i asistuar nga Digne.

Doucoure thelloi diferencën në 3-1 në minutën e 35-të me një goditje me kokë në zonën e portierit, por ndeshja i rihap në pjesën e dytë. Në të 68-tën Cavaleiro humbi një 11-metërsh për Fulhamin, përpara se Loftus-Cheek të realizonte golin e dytë për vendasit. Asgjë nuk ndryshoi në minutat në vazhdim, me Evertonin që kthehet pas katër ndeshjesh te suksesi.

U mbyll me rrjeta të paprekura takimin mes Leedsit dhe Arsenali, i zhvilluar në “Elland Road”. Edhe pse nga minuta e 51-të Arsenali luajti me një lojtar më pak (Pepe u ndëshkua me karton të kuq, pasi goditi me kokë Ezgjan Alioskin), vendësit nuk e shfrytëzuan superioritetin numerik.

Nuk po ka fund kriza e Sheffield United, që u mposht minimalisht në “Bramall Lane” ndaj West Hami me gol të Haller në minutën e 56-të.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...